Llorente akoma në planet e Juves

dardanmiftari | Wednesday, September 12, 2012 | 0 Komente

Juventusi planifikon të sjellë lojtarë të përshtatshëm në afatin kalimtar të janarit duke përfshirë edhe sulmuesin e Athletic Bilbaos, Fernando Llorente – ka deklaruar drejtori gjeneral, Giuseppe Marotta.

“Po vazhdojmë t’i monitorojmë lojtarët joshës dhe do të vendosim nëse do të bëjmë ndonjë transferim në janar”.

“Kemi përcjellë lojtarë me profile të caktuara, ndërsa Jovetic është i përshtatshëm, por ai është lojtar i Fiorentinas dhe Viola do ta vendosë të ardhmen e tij”.

“Llorente? Ne po vazhdojmë angazhimin”, u ka thënë Marotta gazetarëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...