Modric ndjehet në formë

dardanmiftari | Thursday, September 13, 2012 | 0 Komente

Luka Modric thotë se ai ndjehet mirë pas një jave të ngarkuar dhe mezi pret të kthehet në detyrë me Realin e Madridit.

26-vjeçari luajti të plota të dy ndeshjet e Kroacisë, fitoren 1-0 ndaj Maqedonisë të premten, dhe barazimin 1-1 ndaj Belgjikës të hënën. Dhe është i lumtur që ka përfunduar me sukses detyrën në kombëtare, për t’u kthyer te Real Madridi për një javë tjetër të vështirë.

“Ndjehem gjithnjë e më mirë. Sigurisht, kishte ca vështirësi për mua të luaj në dy ndeshje për katër ditë, që të dyja nga 90 minuta”.

“Por arrita të dal nga ndeshjet mirë dhe ne nxorëm katër pikë nga dy ndeshje të mira. Kjo ishte ajo çfarë ne pritën dhe ishte gjë e mirë. Punë e kryer”, ka thënë kroati për Sky Sports News.

Reali këtë vikend udhëton te Sevilla, para se të martën të përballet me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...