Redknapp pret ofertën e duhur

dardanmiftari | Wednesday, September 12, 2012 | 0 Komente

Strategu Harry Redknapp ka thënë se është në pritje të ofertës së duhur para se të vendosë që t’i kthehet profesionit të trajnerit.

65-vjeçari u largua nga Tottenhami këtë verë, si pasojë e një sezoni me ngritje dhe rënie, ndërsa vendin e tij e zuri ish-trajneri i Chelseat, Andre Villas-Boas.

“Varet se çfarë do të vijë, duhet të jetë diçka vërtet joshëse që unë ta pranoj”.

“Do të presim dhe të shohim se çfarë do të vijë”, ka pohuar Redknapp për Sky Sports News.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...