Home �
Futboll
� Villas Boas: Kemi qenë të pa kapshëm
dardanmiftari |
Sunday, September 30, 2012 |
0
Komente

Menaxheri i Tottenhamit, Andres Villas Boas, ka lëvduar paraqitjen spektakolare të ekipit të tij ndaj Manchester United në Old Trafford.
Tottenhami e mposhti Unitedin me rezultat 3-2, që e bëri Villas Boasin menaxherin e parë të Spursave që fiton në Old Trafforod pas 23 vitesh dhe portugezi s’ka si të mos jetë i kënaqur.
“Ne ishim fantastik, lojtarët bënë impenjim të madh dhe bënë më të mirën për të marrë një rezultat pozitiv. Pjesa e parë ishte totalisht ndryshe nga e dyta, por ne mund të jemi krenarë”.
“15 minutat e para të pjesës së dytë ishin elektrike, por kemi pasur dëshirën për të mbajtur rezultatin historik, ndërsa tani kemi besim në gjërat e mëdha që mund të bëjmë së bashku si ekip”, ka deklaruar Villas Boas.
Category:
Futboll
Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!
Shkruani Komentin Poshtë...
0 Komente