Arsenali në biseda të reja me Walcott

dardanmiftari | Tuesday, October 30, 2012 | 0 Komente

Arsenali ka caktuar një rund të fundit të negociatave me Theo Walcott në tentim për të gjetur një marrëveshje për kontratë të re.
Sipas Goal.com, negociatat në mes të klubit londinez dhe përfaqësuesve të Walcott do të zhvillohet në mes të nëntorit, me të dyja palët që dëshirojnë të arrijnë një marrëveshje për tu dhënë fund edhe spekulimeve për një largim të mundshëm të tij.
Walcott raportohet se kërkon një pagë në vlerën e 100 mijë funteve në javë, derisa Arsenali nuk dëshiron të tejkalojë limitin prej 75 mijë funtesh në javë.
Nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje edhe në këtë rund të bisedimeve, klubi do të kërkojë ta shesë 23-vjeçarin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Interesim për Walcott kanë shprehur një varg klubesh të Ligës Premier, prej të cilëve më seriozë duken Chelsea dhe Liverpooli. Nga skuadrat jashtë ishullit i interesuar raportohet të jetë Juventusi.
Walcott pritet të kthehet në formacionin shartues për ndeshjen e sotme të Kupës përballë Reading.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...