Buffon mohon ‘çarjet’ në kombëtaren e Italisë
Gianluigi Buffon ka mohuar spekulimet rreth mosmarrëveshjeve në përfaqësuesen e Italisë, ndërkohë që ekipi po përgatitet për Kampionatin Botëror 2014.
Portieri i Juventusit është detyruar të përgënjeshtrojë njoftimet se mospërfshirja e Daniele De Rossit në njëmbëdhjetëshin startues të Romës ndaj Atalantas, ka shkaktuar tensione edhe në skuadrën kombëtare.
“Atmosfera është normale. Nuk ka asgjë të komplikuar rreth asaj. Ka ndodhur thjesht të dielën, sepse trajneri vendosi të mos e angazhojë Danielen. Nuk dihen arsyet e vërteta. Mirëpo, pa marrë parasysh, vlera dhe kontributi i tij te skuadra jonë është mbi çfarëdo problemi që mund të ketë (te Roma)”, ka thënë Buffon në një konferencë për media.
Category: Futboll
0 Komente