Casillas: Tifoz i Ronaldos, Moun e respektoj më së shumti

dardanmiftari | Sunday, October 14, 2012 | 0 Komente

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka reaguar për të sqaruar thashethemet e fundit të drejtuara kundrejt tij.

Është spekuluar se 31-vjeçari nuk ka raporte të mira me Cristiano Ronaldon, pasi nuk e festoi golin e tij ndaj Manchester Cityt, ndërsa po ashtu është thënë se spanjolli nuk e duron trajnerin Jose Mourinho.
“Muajt e fundi, pa dashje, kam qenë i lidhur me disa çështje. Nëse unë nuk festoj një gol, është për faktin se jam i pikëlluar”.
“Një ditë nuk e mbështes bashkëlojtarin tim Cristiano (jam tifoz i lojës së tij deri në skajshmëri). Një ditë tjetër, jam spiun dhe tregoj gjëra. (Në këtë pikë të karrierës sime, pas 13 vitesh në klubin më të madh në botë, kjo nuk pi ujë). Mendoj se i njoh të gjitha gazetat sportive, por të thonë se jam spiun, mendoj se e kanë bërë për interesin e tyre”.
“Pastaj një çështje tjetër, Mou dhe unë nuk e durojmë njëri-tjetrin. (Nëse ekziston dikush që e respektoj më së shumti, është trajneri im, i cili e ka kthyer skuadrën në rrugën e suksesit)”.
“Çfarë tjetër? Ah, po! Një që më bën të nënqesh, se kam një flamur të Spanjës në shtëpinë time (kur është shtëpia e fqinjit tim)”, ka sqaruar portieri spanjoll përmes profilit të tij nëFacebook

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...