City mohon interesimin për Cesc dhe Busquets
Manchester City ka hedhur poshtë spekulimet se është i interesuar për shërbimet e dyshes së Barcelonës, Fabregas dhe Sergio Busquets, duke thënë se ata nuk kanë bërë ende ofertë dhe nuk po planifikojnë ta bëjnë një të tillë.
Ishte besuar se City ka kontaktuar me klubin katalanas për shërbimet e mesfushorëve, por tani vjen konfirmimi nga klubi anglez që mohon këto spekulime.
“Nuk ka baza për këto pohime dhe klubi ende nuk ka bërë e as që planifikon të bëjë një ofertë për këta lojtarë”, shkruan në një komunikatë të Cityt.
Category: Futboll
0 Komente