‘CR7 futbollist ideal – kritikët e xhelozojnë bukurinë e tij’

dardanmiftari | Tuesday, October 30, 2012 | 0 Komente

Legjenda holandeze, Ruud Gullit, është përfshirë në debatin rreth dy futbollistëve më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, të cilët janë kandidatët kryesorë për ta fituar çmimin ‘FIFA Topi i Artë’.
Ai ka vendosur t’ia mbajë anën superyllit të Real Madridit, për të cilin thotë se është fenomen.
“Messi e ka të vështirë kur luan për Argjentinën, sepse pohon që më shumë ndihet si katalunas sesa si argjentinas. Kjo është e kuptueshme, sepse në Barcelonë jeton që nga mosha 12 vjeçare. Mirëpo, Ronaldo është lojtar të cilin e duan te Real Madridi”.
“Cristiano Ronaldo për mua është futbollist ideal. Është i shpejtë, i gjatë, luan mirë me kokë, ka teknikë të shkëlqyer, i ekzekuton mirë penaltitë dhe gjuajtjet e lira, ndërsa më e rëndësishmja nga të gjitha është se Ronaldo është lider i lindur”.
“Atij po i ndodh e njëjta gjë sikur Beckhamit, njerëzit e kritikojnë sepse e xhelozojnë dukjen e tij të mirë”, ka thënë Gullit për ESPN Brazil.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...