Gerrard kritikon gjyqtarët

dardanmiftari | Monday, October 29, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka kritikuar dy vendimet e gjyqtarëve në derbin e të dielës përballë Evertonit dhe beson se atyre u janë mohuar tre pikë.
Gerrard ka reaguar ndaj vendimit për t’i dhënë Evertonit një goditje të lirë e cila çoi në barazim të rezultatit nga Steven Naismith, por është fokusuar më shumë në golin e Luis Suarez të anuluar në mënyrë kontroverse në çastet e fundit të takimit.
“E kam parë atë sërish dhe ne mund të ndjejmë keqardhje për veten pasi ishte një gol i pastër. Ne duhet të kishim nxjerrë tre pikë në vend të vetëm një pike. Nuk ishte pozitë jashtë loje dhe është vështirë ta shpjegosh atë. I vetmi person që mund ta shpjegojë është anësori”.
“E pyeta atë pas ndeshjes nëse ishte jashtë loje dhe ai tha ‘mendoj po’. Kjo nuk është e mjaftueshme. Nëse çdo vendim në ligë bazohet në ‘ne mendojmë kështu’ atëherë jemi në telashe”, ka thënë Gerrard.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...