Lampard i rëndësishëm për Chelsean
Menaxheri i Chelseat, Roberto Di Matteo, ka vënë në pah rëndësinë e Frank Lampard për Blutë duke aluduar se 34-vjeçari mund të luajë ndaj Nordsjaelland në Ligën e Kampionëve.
Mesfushori anglez nuk luajti në ndeshjen e parë të fazës grupore ndaj Juventusit, ndërsa ka qëndruar në bankën rezervë në ndeshjet ndaj QPR-së dhe Arsenalit.
“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Kam biseduar me të, gjë që e bëj vazhdimisht”.
“Më pëlqen të shkëmbej mendime dhe ai është shumë mbështetës ndaj skuadrës atëherë kur nuk është në të, ndërsa kur është ai luan për mrekulli”.
“Jemi me fat që kemi një skuadër të fortë me lojtarë shumë të mirë. Duke llogaritur orarin e ngarkuar, është me rëndësi që t’i shfrytëzojmë këta lojtarë”, ka thënë italiani për faqen zyrtare të Bluve.
Category: Futboll
0 Komente