Liverpooli do të blejë në janar
Menaxher i Liverpoolit, Brendan Rodgers, thotë se ai synon të blejë në afatin kalimtar të janarit.
“Vera ishte vërtet një përvojë mësimi për të gjithë. Çdokush mendon se ne duhet të shtojmë kërcënues të golave në ekip”.
“Gjithmonë do të jetë e mundshme të sjell lojtarë që dua. Është e qartë se do të ketë para në dispozicion për të blerë në janar”.
“Ekipi i vëzhguesve është jashtë duke bërë një listë dhe duke kërkuar caqe të cilat ne shpresojmë t’i sjellim nëse ata janë në dispozicion. Jam i bindur në këtë”.
“Unë vetë dhe ekipi i vëzhguesve kërkojmë lojtarë dhe pas cilitdo që mendojmë se duhet të shkojmë, do ta bëjmë këtë”, ka thënë Rodgers.
Category: Futboll
0 Komente