Milani kërkon trajner
Fillimi i dobët i Milanit në sezonin 2012/2013 mund t’i kushtojë me punë trajnerit Massimiliano Allegri.
Mediat italiane raportojnë se pronari Silvio Berlusconi tashmë ka bërë listën e shkurtë të trajnerëve që mund ta marrin postin e 45-vjeçarit.
Në krye të listës thuhet të jetë ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, i cili me gjasë nuk do të shkojë kur kihet parasysh situata financiare e Rossonerëve.
Pas tij vjen drejtuesi i Zenit St Petersburgut, Luciano Spalletti, pastaj Rafa Benitez dhe trajneri nën presion i Manchester Cityt, Roberto Mancini.
Edhe Filippo Inzaghi thuhet të jetë në garë për pozitën e trajnerit.
Category: Futboll
0 Komente