Mourinho: Balotelli është i pakontrollueshëm
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka folur për kohën e tij të kaluar te Interi dhe raportet me sulmuesin e Manchester Cityt, Mario Balotelli.
“Mund të shkruaj një libër me 200 faqe për dy vitet e kaluara te Interi me Marion, por libri nuk do të ishte dramë – do të ishte komedi”.
“Mbaj mend një herë kur shkuam të luajmë ndaj Kazan në Ligën e Kampionëve. Në atë ndeshje i kisha të gjithë lojtarët të lënduar. As Diego Milito, e as Samuel Eto’o, vërtet isha në telashe dhe Mario ishte i vetmi”.
“Mario morri karton të verdhë në minutën e 42-të, andaj kur shkova në dhomën e veshjeve në pauzë kalova 14 minuta nga 15 që kisha në dispozicion duke folur vetëm me Marion”.
“I thash atij: ‘Mario, nuk mund të të ndryshoj, nuk kam sulmues në karrigen e rezervave, andaj mos e prek askënd dhe luaj vetëm me top. Nëse humbet topin, jo reagim. Nëse dikush të provokon, jo reagim, nëse arbitri bën gabim, jo reagim’”.
“Dhe, minuta e 46-të – karton i kuq!”, ka kujtuar Mourinho.
Category: Futboll
0 Komente