Mourinho: Te Reali deri në fund të kontratës
Jose Mourinho e ka bërë të qartë se nuk planifikon të largohet nga Real Madridi pa i përfunduar kontrata.
Portugezi është i lidhur me Los Blancos deri në vitin 2016 dhe i ka heshtur fjalët që thonë se ai do të largohet nga Santiago Bernabeu.
“Nuk mendoj për klubet tjera, sidomos kur e di që kam kontratë katërvjeçare me Realin”.
“E kam nënshkruar dhe kur e kam nënshkruar, e kam nënshkruar sepse dëshiroja të jem te Real Madridi në këtë pjesë të karrierës sime. Nuk mendoj për ndonjë klub tjetër”, ka deklaruar 49-vjeçari për CNN.
Category: Futboll
0 Komente