Pirlo e ka merituar Topin e Artë – thotë trajneri i Shakhtarit
Trajneri i Shakhtar Donetsk, Mircea Lucescu, mendon se forma e Andrea Pirlos në sezonin e kaluar është dashur të shpërblehej me çmimin Topi i Artë.
Lucescu ka punuar me mesfushorin italian te Brescia kur ai ishte 15-vjeçar, ndërsa më pas e ka transferuar te Interi (1998).
Në sezonin që lamë pas, mjeshtri i mesfushës ishte i jashtëzakonshëm me Zonjën e Vjetër duke e fituar titullin e Serie A, ndërsa forma e tij vazhdoi edhe në Euro 2012, ku arriti në finale me përfaqësuesen e Italisë.
“E njoh shumë mirë Andrea Pirlon. Kur punoja te Brescia, ai ishte 15 vjeç e gjysmë dhe që atëherë tërhiqte vëmendje. Kemi mbajtur kontakte që atëherë”.
“Zhvillimi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm dhe jam i bindur se me gjitha ato që i ka bërë në sezonin e kaluar në ligë dhe për Italinë, ai e ka merituar ta fitonte Topin e Artë”.
“Ai është dashur ta fitonte për ta kurorëzuar karrierën e tij. Pirlo është në formë të shkëlqyer dhe për mua ai është gjithmonë numër një”, ka thënë Lucescu në një konferencë për shtyp.
Category: Futboll
0 Komente