Rikthim sensacional i Arsenalit në një goleadë

dardanmiftari | Tuesday, October 30, 2012 | 0 Komente

Arsenali ka fituar me rezultat 7-5 në kundër Readingut në ndeshjen e vlefshme për League Cup. Topçinjtë ishin në disavantazh prej katër golash, por arritën që ta kthenin sfidën në favorin e tyre.
Në ndeshjen e zhvilluar në Madejski Stadium, skuadra vendase shënoi katër herë në pjesën e parë.
Jason Roberts (12’), autogoli i Laurent Koscielny (18’), Mikele Leigertwood (20’) dhe Noel Hunt (37’), bënë që mysafirët të demoloheshin në fillim.
Mirëpo, Arsenali nuk u dorëzua. Pa përfunduar pjesa e parë (45’+2), shënoi një gol me anë të Theo Walcott.
Në gjysmën e dytë, Olivier Giroud e ngushtoi epërsinë (64’), ndërsa Koscielny bëri që fundi i kohës së rregullt të ishte dramatik.
Kthimin e jashtëzakonshëm të Arsenalit e kompletoi Theo Walcott me golin e dytë personal (90’+6) dhe të barazimit për skuadrën e tij, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.
Në vazhdime (103’), Marouane Chamakh shënoi për përmbysjen e rezultatit dhe epërsinë e Arsenalit.
Mirëpo, vendosmëria e vendasve vazhdoi. Ata e barazuan rezultatin, realizues ishte Pavel Pogrebnyak (116’).
I jashtëzakonshmi Theo Walcott kompletoi het-trikun për të kthyer epërsinë e Topçinjve (120’+1), ndërsa mbrëmjen e jashtëzakonshme e përmbylli Marouane Chamakh me golin e dytë personal (120’+3).

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...