Stojanivic i zhgënjyer pas disfatës nga Shqipëria
Përzgjedhësi i Sllovenisë në futboll, Slavisha Stojanovic, është ndarë i zhgënjyer pas humbjes së mbrëmshme nga Shqipëria në “Qemal Stafa”.
Slloveni ka thënë se skuadra e tij pësoi nga një moment pakujdesie, dhe u ka bërë thirrje lojtarëve ta harrojnë disfatën dhe të mendojnë për të ardhmen.
“Ishte një takim që e humbëm prej një goli që erdhi si pasojë e një nënvlerësimi të atij aksioni nga ana e mbrojtjes. Kundërshtari nuk është se pati shumë shanse të tjera dhe ndoshta evitimi i atij momenti kur pësuam gol mund të mos sillte këtë humbje që për të thënë të vërtetën na djeg shumë”.
|Nuk kam asnjë kritikë ndaj lojtarëve të mi, edhe pse nuk ishte 90-minutëshi më i mirë që kemi zhvilluar deri tani. Kishim ardhur me një tjetër objektiv në Shqipëri, por tashmë duhet ta lëmë këtë takim pas krahëve dhe të fokusohemi te sfidat e radhës. Nuk mendoj se çështja kualifikim është mbyllur, edhe pse më duhet ta pranoj se pas kësaj humbjeje gjithçka është komplikuar për skuadrën tonë”, ka thënë Stojanovic.
Category: Futboll
0 Komente