Stramaccioni i pakënaqur me rezultatin
Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, është shprehur i pakënaqur me rezultatin e fitores prej 2-1 ndaj Fiorentinës, pasi italiani beson se lojtarët e tij është dashur ta përfundojnë ndeshjen më herët.
“Interi e mori fitoren duke kufizuar cilësitë e kundërshtarit, që është shumë i mirë në kontrollim të topit”.
“Unë u bëra nervoz sepse ne e kemi lënë ndeshjen të hapur përkundër rasteve të shumta. Ne është dashur ta mbaronim më herët, pasi ndeshje të tilla gjithmonë dinë që të mbarojnë ndryshe”, ka thënë Strama.
Interi i shkon Milanit në San Siro më 7 tetor në derbin e qytetit të Milanos.
Category: Futboll
0 Komente