Van Persie: Mund të bëj shumë më shumë

dardanmiftari | Wednesday, October 03, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester United, Robin van Persie, thotë se ai mund të bëjë më shumë, pasi shënoi dy gola për të ndihmuar skuadrën të fitojë në Cluj në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“Mendoj se jam në rrugë (për t’u stabilizuar). Do të doja të bëj më shumë asistime. Kam shënuar shtatë gola, por siç kam thënë shumë herë, nuk është vetëm te golat”.
“Sigurisht me rëndësi është fitorja, por do të doja të bëj më shumë asistime. Deri tash, kam bërë vetëm një, andaj dua ta përmirësoj këtë ca. Jam në formë të mirë, por mund të bëj gjithmonë më mirë”, ka thënë holandezi për ITV. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...