“Xavi dhe Iniesta e bënë Messin”
Sulmuesi i Rayo Vallecanos, Roberto Trashorras, beson se Xavi dhe Iniesta janë në të njëjtin nivel me Lionel Messin, ndërsa thotë se dy mesfushorët janë ata që e bënë argjentinasin të ngritet në nivelin e futbollistit më të mirë në botë.
“Pa Xavin dhe Iniestan, Messi nuk do të ishte lojtari që është tani”, theksoi Trashorras.
Barcelona i shkon sonte mbrëma Rayo Vallecanos në sfidën që fillon në ora 22:00.
Category: Futboll
0 Komente