Zidane i hapur ta drejtojë Francën
Legjenda franceze e futbollit, Zinedine Zidane, është i hapur që të bëhet trajner i kombëtares së Francës në të ardhmen.
Futbollisti që konsiderohet nga më të mirët në histori për pozitën ku ka luajtur, aktualisht është duke u shkolluar për trajner.
Ndërsa kur është pyetur nga gazetarët nëse do të dëshironte ta drejtojë përfaqësuesen e tij në të ardhmen, ai është përgjigjur pozitivisht.
“Ka shumë vlerë për mua. Asnjëherë nuk është koha për të biseduar për diçka të tillë, sepse gjithmonë ka trajnerë, por nëse më pyesni, atëherë do të përgjigjem. Madje, edhe pse sot nuk është e përshtatshme”, ka deklaruar Zidane.
Category: Futboll
0 Komente