Arbeloa: Ronaldo i lumtur te Reali
Mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, thotë se Cristiano Ronaldo është shumë i lumtur në Bernabeu dhe se ai nuk po e mendon largimin nga Reali.
“Ndodh shumë rallë që ai të mos shënojë kur ekipi shënon pesë gola, por kjo nuk është problem. Ai i ruan golat në momentet kur na duhen më së shumti”.
“Ai e ka bërë të qartë shumë herë se ai është i lumtur këtu dhe se ai është në klubin më të mirë në botë, aty ku secili lojtar dëshiron të jetë”, është shprehur Arbeloa.
Category: Futboll