Balotelli në janar kalon të PSG-ja

Unknown | Sunday, November 18, 2012 |


Sulmuesi italian, Mario Balotelli nuk është i kënaqur me statusin e tij në ekipin e Manchester Cityt dhe pritet që nga muaji janar të lëviz për në Paris Saint-Germain.

Balotelli këtë sezon shumë më pak është duke luajtur se vitin e kaluar dhe ndeshjen e së shtunës kundër Aston Villas, të cilën e kanë fituar “Citizens’ me rezultat të thellë 5:0, e ka shikuar nga tribunat.

Menaxheri i ekipit anglez, Roberto Mancini, nuk është i kënaqur me angazhimin e tij në stërvitje, me që rast ai tha se "një lojtar që të fitoj vendin në formacionin e parë, gjithmonë duhet të japë maksimumin".

Ndërsa pronarët e pasur të Paris Saint-Germain do të përpiqen që të përfitojnë nga situata dhe përsëri të "çiftëzojnë" Balotellin dhe Zlatan Ibrahimoviqin, të cilët kanë luajtur sëbashku në repartin sulmues të Interit, që nga viti 2006 deri në vitin 2009.

Balotelli këtë sezon, ka luajtur 13 ndeshje në të gjitha garat dhe shënoi dy gola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!