Benitez e kërcënon Fergusonin

Edw | Saturday, November 24, 2012 |

Bosi i ri i Chelseat, Rafael Benitez, e ka paralajmëruar menaxherin e Manchester United, Sir Alex Ferguson, që të ketë kujdes me fjalët e tij, pasi në rast se ndodh që ai të vazhdojë me thumbimet e tij, atëherë edhe ai do t’ia kthejë.

 Fergie kishte thënë ditë më parë se Benitez zakonisht i fiton trofet me fat, pasi Rafa e fitoi Kupën e Botës me Klube me Interin kur këtë ia la të gatshëm Mourinho dhe tani e njëjta po ndodh edhe te Chelsea.

“Njerëzit tentojnë të fitojnë në mënyra të ndryshme. Unë respektoj njerëzit, por ndonjëherë nuk mund ta bëj këtë, pasi ata ju shtyjnë të mos i respektoni. Disa menaxherë në mes të tabelës janë miqë me njëri-tjetrin”.

“Por, kur luani për trofe mund të ketë vetëm një fitues dhe kështu unë duhet të mbroj klubin tim. Unë nuk mund të duroj më duke më goditur vazhdimisht mua dhe klubin tim. Kështu që, ndoshta duhet t’ua kthej”, ka thënë Benitez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!