Benitez i interesuar për Chelsean

Unknown | Wednesday, November 21, 2012 |

Ish-menaxheri i klubeve, si Valencia, Liverpool, Inter, ka shprehur interesimin e tij për të zëvendësuar trajnerin e sapo shkarkuar te Chelsea, Roberto Di Matteon.

Spanjolli 52 vjeçar në karrierën e tij ka fituar Ligën e Kampionëve me Liverpoolin në vitin 2005 dhe ka përfunduar i dyti në tabelë në edicionin 2008/09 në Ligën Premier, por pastaj u largua nga klubi nga një marrëveshje e përbashkët në vitin 2010.

“Unë sapo kam marrë lajmin për shkarkimin e Di Matteos. Unë jam duke e kërkuar një klub që mund të luftojë për tituj dhe Chelsea është një prej këtyre klubeve. Gjithsesi do të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme”, ka thënë Benitez./Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!