Buffon: Miqësorja Itali-Francë, një derbi

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, e ka krahasuar miqësoren mes Italisë dhe Francës me një ndeshje derbi.
Kapiteni i Azzurrëve mezi pret takimin e të mërkurës dhe edhe pse Blutë nuk po kalojnë nëpër fazën më të mirë viteve të fundit, 34-vjeçari pret një test të vështirë nga skuadra e ish-trajnerit të tij Didier Deschamps.
“Franca mbetet një komb i fuqishëm në futbollin Evropian, një i cili gjithmonë ka qenë i aftë të luajë në një nivel të lartë”.
“Të luash kundër Francës është si të luash në një derbi, ka një shije të veçantë që sjell ky takim”, ka thënë Buffon për Le Parisien. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...