City tregohet kampion

dardanmiftari | Sunday, November 11, 2012 | 0 Komente

Manchester City ka shënuar fitore të madhe ndaj Tottenhamit me rezultat 2-1 në Etihad Stadium, në një sfidë e cila ishte tejet dramatike.
Pjesa e parë i takoi mysfirëve, të cilët kontrolluan lojën duke kaluar madje edhe në epërsi. Tottenhami realizoi me anë të Caulker nga brendësia e zonës.
Sidoqoftë, në pjesën e dytë u shfaq në skenë Roberto Mancini, i cili largoi një Nastasic për të futur në lojë Maiconin, i cili dhe bëri ndryshimin e vërtet.
Sergio Aguero e barazoi rezultatin (65’), ndërsa pas këtij goli në lojë hyri edhe Edin Dzeko, zëvëndësuesi i artë që kurrë nuk po starton.
Dy minuta pa përfunduar takimi ishte Silva ai që asistoi për Dzekon, i cili realizoi për 2-1 dhe fitoren e madhe të Cityt në këtë takim.
Me këtë fitore Manchester City arrin në kuotën e 25 pikëve në vendin e dytë, por pret epilogun e takimit Chelsea – Liverpool, pasi kampionët kanë dy pikë më shumë se sa Blutë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...