Deschamps: Italia rival i vështirë
Kryetrajneri i Francës, Didier Deschamps, mezi pret që të fillojë ndeshja miqësore ndaj Italisë, ku ai pret përballje të vështirë për ekipin e tij.
“Është një ndeshje e nivelit të lartë, ndeshja e fundit me kombëtaret para fundvitit. Ne jemi përballë një rivali kualitativ, por dua të shoh përkushtim të madh nga lojtarët”.
“Është miqësore, por ka rivalitet jo më pak se në të kaluarën, ku shumë lojtarë francezë kanë luajtur në Itali. Por, është sikurse ndeshjet tjera ndaj Anglisë, Brazilti ose Gjermanisë, ka më shumë pritje. Është miqësore, por rezultati është i rëndësishëm”, ka deklaruar Deschamps. /Telegrafi/
Category: Futboll