Di Matteo kritikon kalendarin

dardanmiftari | Sunday, November 11, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Roberto Di Matteo, ka kritikuar ashpër zyrtarët e Ligës Premier për kalendarin jashtëzakonisht të papërshtatshëm që i është vënë ekipit të tij.
 Chelsea luan ndaj Sunderlandit më 8 dhjetor dhe kërkesa për ta shtyrë këtë takim është refuzuar. Chelsea s’ka kohë, pasi më 13 dhjetor e luan ndeshjen e parë në Kupën e Botës për klube që nuk u jep kohë Bluve të përgatiten.
“Kemi tentuar të shtyjmë ndeshjen ndaj Sunderlandit për t’i dhënë rast vetes për t’u përgatitur, por Liga Premier nuk u pajtua, si zakonisht. Kjo do të jetë keq për lojtarët, të cilët do të lodhen dhe s’do të kenë kohë për t’u përgatitur. Duhet që Ligës Premier t’i interesojnë gjasat e ekipit për të fituar në Japoni, që do të reflektonte mirë edhe në gjithë futbollin anglez”, ka thënë Di Matteo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...