Di Matteo: Mund t’ia dalim me Kupën e Botës

Unknown | Wednesday, November 14, 2012 |

Bosi i Chelseat, Roberto Di Matteo, beson se skuadra e tij është në gjendje që të përballojë angazhimet e shumta në kalendar dhe pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube.
Chelsea ka agjendë të ngjeshur për pjesën e mbetur të vitit kalendarik, për shkak të angazhimeve në Ligën e Kampionëve, paqartësisë në kualifikim, situatën e pa përshtatshme në Ligën Premier dhe angazhimeve në Kupën e Botës për klube. Sidoqoftë, Di Matteo i merr shtruar gjërat.
“Do të jetë pak problem për shkak se është një udhëtim në pjesën tjetër të botës me zonë të ndryshme kohore, përderisa në Ligën Premier vazhdojnë ndeshjet”.
“Duhet t’ia dalim me këtë. Por, unë kam ekip të madh dhe e di si të menaxhoj këto gjëra”, ka deklaruar Di Matteo. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!