Dunga: S’e kuptoj pse trajnerët shohin video

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

Karlos Dunga ka folur për median braziliane mbi aventurën e tij si trajner i “Seleçaos”. Në fakt, ajo së cilës nuk ka arritur t’i gjejë asnjëherë shpjegim është arsyeja pse trajnerët i shikojnë në video ndeshjet e skuadrës së tyre. “Nuk e kam parë kurrë në video një ndeshje të skuadrës që kam drejtuar në fushë. Më duket e kotë. Është diçka krejt tjetër ta shikosh nga televizori dhe krejt tjetër ta përjetosh në fushë.

Nëse një futbollist gabon, nuk mund ta kritikosh ti nga shtëpia. Gabimet vijnë si pasojë e paaftësisë së përhershme, ose prej momentit emocional dhe psikologjik. Në secilin prej rasteve nuk mund të përmirësosh dot gjë, pasi bëhet fjalë për qenie njerëzore dhe nuk jemi prej hekuri”, – tha Dunga. Ndërkohë, për të ardhmen ai shtoi: “Po më pëlqen komentimi…”

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...