Fabregas: Suksesi i Realit vetëm na stimulon

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Cesc Fabregas befasisht ka zbuluar se Barcelona dëshiron që Real Madridi t’ia dalë mirë, pasi ai mendon se suksesi i rivalëve vetëm se nxit ata t’ia dalin më mirë.

Katalanasit u mposhtën nga madrilenën sezonin e kaluar, pasi kishin dominuar në La Liga për disa vite, por ata krijuan një epërsi të dukshme këtë fillim sezoni pas disa paraqitjeve të dobëta të Realit.
Por, skuadra e Mourinhos ka nxjerrë rezultate të mira së fundit, dhe Fabregas beson se ringjallja e rivalëve vetëm se e motivon Barcelonën.

“Ne gjithmonë duam Madridi të fitojë, pasi ajo na detyron neve të luajmë më mirë. Për këtë arsye, ne duhet të fitojmë çdo ndeshje nëse duam të fitojmë ligën”, ka thënë Fabregas për Onda Cero. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!