Ferguson: Nuk mendoj të pensionohem

Edw | Saturday, November 24, 2012 |

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ai ende nuk e ka në plan pensionimin nga futbolli.
Skocezi legjendar ishte dëshmitar i zbulimit të shtatores së tij në ambientet e Old Trafford të premtën, ndërsa edhe pas imortalizimit, ai nuk është mbushur mend që të largohet nga stoli i klubit anglez.

“Ju ndiheni pak çuditshëm sepse shikoni veten dhe duket fantastike, është një punim i mirë. Dallimi është se kjo ka ndodhur sa jam ende menaxher dhe kjo është e vështirë për mua”.

“Bashkëshortja ime vështirë e kuptoi këtë sepse zakonisht këto bëhen pasi ndërroni jetë. Por, jam këtu dhe nuk e kam ndërmend të largohem. Është nder dhe jam krenar me këtë. Unë kam kaluar 26 vjet në klub dhe do të vijë edhe koha kur të pensionohem, ndoshta në vitin e 27-të? Jam i lumtur për respektin që ma ka ofruar klubi gjatë gjithë karrierës”, ka thënë Ferguson për Daily Mail.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!