Fitore për rehati
Ferronikeli ka shënuar fitore të rëndësishme me rezultat minimal 1:0 në përballje me Besën, e cila i siguron gjumë të rehatshëm në elitën e futbollit kosovar në javët vijuese. Fidan Gërbeshi ishte autor i golit që vazhdoi serinë e mirë të ekipit të tij, ndërkohë që s’e ndali atë të pejanëve. Në radhët e ekipit pejan u vërejt mungesa e dy sulmuesve kryesorë, Haxhi Zekës dhe Egzon Gashit.
Në minutën 28’ Gërbeshi shkëputet lart dhe me kokë përplas topin në rrjetën e Bytyqit, i cili në fund doli të jetë vendimtar. “Kemi dominuar të paktën 75 minuta, krijuam shumë raste shënimi, por vetëm një herë gjetëm golin. Me këtë fitore kemi krijuar siguri dhe jemi më të qetë”, tha trajneri i Ferronikelit, Ramiz Krasniqi. Me gjithë golin vendasit sërish u treguan më të rrezikshëm, por Gashi, Doshlaku, Bardhi e Hasi nuk ishin të saktë në finalizimin e aksioneve.
Udhëtuesit nga Peja patën rastin më të mirë për të barazuar në minutën 81’, por gjuajtja me kokë e Gacaferrit përfundoi në duart e portierit Kolshi. “Kemi udhëtuar në Skënderaj pa dy sulmuesit tanë më të mirë dhe realisht nuk kemi mundur të bëjmë më shumë”, tha Miftar Rama, trajner i Besës. K.Gecaj
Ferronikeli 1
Besa 0
Stadiumi “Bajram Aliu” në Skënderaj. Shikues: 700. Arbitra: Hoxha, Muhadri, Këpuska, Kastrati. Shënues: Gërbeshi 28’. Kartonë të verdhë: Elshani, Mullallari – Gashi, Maloku
Ferronikeli: Kolshi, Gërbeshi, Lladrovci, Sogojeva, Mullallari, Gashi, Bardhi (Dërvishi), Elshani (Dautaj), Haliti (Nebihu) Doshlaku, Hasi - Trajner: Ramiz Krasniqi
Besa: Bytyqi, Morina, Zhara, Papuqi, Gacaferri, Miftaraj, Gashi, Qorraj (Haklaj), Mazrekaj (Demaj), Maloku, Shabotiq (Kabashi) - Trajner: Miftar Rama
Category: Futboll