Ibra përjashtohet në humbjen e PSG
Paris Saint-Germain ka pësuar humbje prej 1-2 nga Saint-Etienne në Parc des Princes.
Një autogol i Mamadou Sakho bëri që mysafirët të kalonin në epërsi (55’).
Se kjo nuk ishte dita e kryeqytetasve u dëshmua në minutën e 71-të kur sulmuesi kryesor, Zlatan Ibrahimovic, u përjashtua me karton të kuq për shkak të ndërhyrjes së rrezikshme.
Menjëherë pas (73’), mysafirët e dyfishuan rezultatin. Realizues ishte Pierre-Emerick Aubameyang.
Krejt çfarë bënë vendasit deri në fund ishte një gol i shënuar nga Guillaume Hoarau (88’).
Category: Futboll
0 Komente