Ibrahimovic e copëton Anglinë (Video)

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |

Zlatan Ibrahimovic ka shënuar plot katër gola ndaj Anglisë, për të mposhtur i vetmuar albionët në ndeshjen jubilare të 100-të për kapitenin e Anglisë, Steven Gerrard.


Suedia e filloi më mirë takimin. Ishte supersulmuesi Zlatan Ibrahimovic (20’), ai që hapi serinë e golave duke i dhënë epërsinë ekipit të tij.

Sidoqoftë, kjo nuk u pëlqeu fare Danny Welbeckut (35’) dhe Caulkerit (38’) të cilët shënuan dy gola të shpejtë për t’i dhënë Anglisë epërsinë pas pjesës së parë.

Në pjesën e dytë trajnerët bënë disa zëvëndësime. Sidoqoftë, kjo nuk kishte rëndësi fare për Zlatan Ibrahimovic.

Zlatan Ibrahimovic (77’) realizoi një gol me asistim të Senvesson për 2-2, teksa në minutën e 84 e kaloi në epërsi Suedinë. Për t’ua bërë totalisht bajat futbollin anglezëve dhe për t’i thënë Gerrardit se duhet t’i ndjekë këshillat e tij, ishte Ibracadabra ai që realizoi për 4-2 në minutën e fundit të takimit. Goli i fundit ishte spektakolar, e la ne hije golin nga gjuajtja e lire. Gershera nga 35 metra eshte e pa perseritshme. Unike. E jashtezakonshme. 

Kjo ndeshje miqësore edhe njëherë tregoi se Anglia ka probleme serioze dhe se Ibrahimovic nuk po tregon shenja se do të ndalet ndonjëherë. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!