Juve shpreson në kualifikim

dardanmiftari | Wednesday, November 07, 2012 | 0 Komente

Juventusi ka regjistruar fitoren e parë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve duke mposhtur Nordsjaellandin me rezultat 4-0.
Bianconerët e fituan ndeshjen që në pjesën e parë duke shënuar tri herë. Claudio Marchisio (6’), Arturo Vidal (23’) dhe Sebastian Giovinco (37’), ishin realizues.
I inkuadruari në pjesën e dytë, Fabio Quagliarella, e ngriti epërsinë në 4-0 (75’) dhe vendosi rezultatin përfundimtar.
Në takimin tjetër të Grupit E, Chelsea e ka mposhtur Shakhtar Donetskun me rezultat 3-2
Fernando Torres i kaloi vendasit në epërsi (6’), por vetëm tri minuta më pas, Willian e barazoi rezultatin.
Oscar ktheu epërsinë e Bluve (40’), por aty ishte sërish Willian për të barazuar (47’).
Për fitoren e Bluve u përkujdes Victor Moses, i cili pas një krosimi të Juan Matas shënoi golin e fitores (90’+4).
Pas katër xhirosh, Chelsea dhe Shakhtar Donetsk kanë nga shtatë pikë, ndërsa Juventusi ka gjashtë pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...