Kalimi i CR7 te PSG – do të ishte gjë e shkëlqyer

dardanmiftari | Wednesday, November 07, 2012 | 0 Komente

Mesfushori ofensiv i Paris Saint-Germain, Javier Pastore, ka pranuar se do ta dëshironte Cristiano Ronaldon në Parc de Princes.
Në javët e fundit superylli i Real Madridit është lidhur me një kalim te klubi francez, ndërsa argjentinasi mendon se ai do të kishte ndikim të madh në suksesin e skuadrës.
“Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë në botë, ai shënon thuajse në çdo ndeshje”.
“Ai di si ta bëjë dallimin i vetëm. Nëse nënshkruan për PSG-në, do të ishte gjë e shkëlqyer për klubin dhe për lojtarët që janë këtu”.
“Prandaj unë i them PO ardhjes së tij këtu!”, ka deklaruar 23-vjeçari për L'Equipe

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...