Kampioni mposht rivalin e vjetër

Unknown | Wednesday, November 14, 2012 |

Prishtina është në rrugë të mirë që ta sigurojë titullin e kampionit vjeshtor pas fitores prej 2-1 që arriti të mërkurën në kryeqytet ndaj Dritës.
Përballja në mes rivalëve të vjetër ka dhënë lojë të kënaqshme nga të dyja skuadrat, ndonëse ishin kryeqytetasit të cilët kishin iniciativën në fushë.
Azem Ahmeti zhbllokoi rezultatin për vendasit (12’), ndërsa mysafirët barazuan me anë të Betim Sylës (56’). Goli i fitores për Prishtinën erdhi në minutën e 72-të, të cilin e shënoi Besnik Krasniqi.
Kampioni në fuqi me këtë fitore është afër që të arrijë titullin e stinorit vjeshtor, pasi ka pesë pikë më shumë se Trepça ’89, që të enjten luan ndaj Llamkos Kosovës.
Tri pikë tejet të rëndësishme në këtë mesjave i ka arkëtuar edhe Ferronikeli që mundi Besën me rezultat minimal 1-0 me golin e Fidan Gerbeshit (28’).
Fitore në xhiron e 16-të ka shënuar edhe Hajavlia që mposhti Hysin me rezultat 2-0, me dygolëshin e Fillim Guraziut.
Trepça është treguar skuadër më e mirë se Liria, të cilën e mposhti me rezultat 3-1. Arben Zhjeçi, Shpëtim Babaj dhe Enis Zabergja shënuan për xehetarët, kundrejt golit të Agron Skerajt për prizrenasit.
Me rezultat minimal prej 1-0, Vëllaznimi ka fituar përballë Drenicës. Heroi i takimit ishte Atdhe Gashi.
Rezultatet e xhiros së 16-të të Raiffeisen Superliga:
Vëllaznimi – Drenica 1-0
Trepça – Liria 3-1
Ferronikeli – Besa 1-0
Prishtina – Drita 2-1
Hajvalia – Hysi 2-0
Llamkos Kosova – Trepça ’89 (e enjte)
/Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!