Kastrioti gjobit futbollistët për paraqitje të dobët

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |


Nga NDERIM GOCI
Nuk ka qenë një seancë e zakonshme stërvitore ajo e së mërkurës për skuadrën krutane. Para fillimit të saj është bërë një analizë e hollësishme për dy humbjet e fundit me Flamurtarin dhe Luftëtarin, të dyja jashtë fushe. Drejtuesit e Kastriotit i kanë kritikuar futbollistët për lojën e dobët dhe për mosimpenjimin e duhur në dy ndeshjet në fjalë dhe kanë vënë një gjobë prej 100.000 lekësh për secilin prej tyre. Ata kanë kërkuar gjithashtu reagim të menjëhershëm në ndeshjen e kësaj jave me Skënderbeun kampion, që do të zhvillohet në Krujë. Më pas skuadra ka nisur stërvitjen, duke u përgatitur për ndeshjen me kryesuesit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!