Kelmendi, Kampione Europe në Judo
Majlinda Kelmendi, u shpall Kampione e Europës për moshën U-23, në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Pragë. Xhudistja kosovare ka thyer në finale ukrainasen Mariya Buyok, duke i rrëmbyer asaj titullin e kampiones, në kategorinë 48-52 kilogram.
Kelmendi këtë herë ka garuar nën flamurin kosovar, ndryshe nga Olimpiada e Londrës ku përfaqësonte Shqipërinë. Por Kosova përveç medaljes së arit të marrë nga Kelmendi ka arritur të fitojë edhe atë të bronzit, me anë të xhudistes tjetër Distria Krasniqi, e cila është renditur e treta në Europë.

Category: Karate