Kupa e Mbretit, Reali me një këmbë në 1/8 e finales

dardanmiftari | Thursday, November 01, 2012 | 0 Komente

Real Madridi ka bërë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në 1/8 e finales së Kupës së Mbretit. Në ndeshjen e zhvilluar në Estadio El Collao, Los Blancos e kanë mposhtur me rezultat 4-1 CD Alcoyanon – ekipin që bën gara në Segunda Division B – Group 3.
Gabimin e mbrojtjes vendase e shfrytëzoi Karim Benzema për epërsinë e parë të mysafirëve (21’).
Kaka me një gol të bukur (35’) e dërgoi ekipin e tij në pushim me avantazh të dyfishtë.
Jose Rodriguez pranoi një top nga Benzema për ta trefishuar rezultatin në pjesën e dytë (67’).
Dhjetë minuta më vonë, Javi Lara e shënoi golin e nderit për vendasit (77’).
Pas një kombinimi me Kaka, Benzema shënoi golin e dytë personal në ndeshje (88’)
Padyshim që Real Madridi është favorit për të vazhduar në 1/8 e finales, pasi ndeshja kthyese zhvillohet në Santiago Bernabeu. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...