Macheda largohet në janar

dardanmiftari | Wednesday, November 07, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Federico Macheda, pritet të largohet nga Old Trafford në afatin kalimtar të janarit.
21-vjeçari vazhdon të jetë jashtë planeve të Sir Alex Ferguson, ndërsa agjenti i tij ka njoftuar se ai do të kërkojë një klub për të luajtur më shumë.
Me futbollistë, si Wayne Rooney, Robin van Persie, Javier Hernandez dhe Danny Welbeck në sulm, italiani duket se nuk ka të ardhme te Djajtë e Kuq.

Gjasat janë të mëdha që Macheda të huazohet sërish. Sulmuesi në të kaluarën ka qenë i huazuar te Sampdoria dhe QPR. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...