Mancini: Mourinho, mbylle gojën!

Edw | Saturday, November 24, 2012 |

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, i është kundërpërgjigjur trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho, pas thumbimeve të këtij të fundit.

 Dy ish-trajnerët legjendarë të Interit janë përfshirë në zënkë mediale, pasi ishte Mourinho ai që e thumboi Mancinin duke thënë midis Anglisë se ai do të ishte shkarkuar po që se do të ishte eliminuar nga Liga e Kampionëve.
“Mourinho nuk është presidenti i klubit tim. Ai nuk është pronari im. Ajo që tha Mourinho nuk i intereson askujt. Ai dëshiron të flasë për gjithcka edhe për gjërat që fare nuk i takojnë atij”, ka theksuar Mancini.

Barazimi i Real Madridit me rezultat 1-1 me Manchester Cityn e ka eliminuar të mërkurën edhe zyrtarisht klubin anglez nga gara më prestigjioze e futbollit europian, Liga e Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!