Marotta në dyshime për Drogban
Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, u është përgjigjur spekulimeve që lidhnin sulmuesin Didier Drogba me një kalim te gjiganti italian gjatë janarit.
“Rezultatet tona kanë treguar se ne jemi konkurrues. Sidoqoftë, është e qartë se ne do të duhet të bëjmë përmirësime”.
“Ne nuk duhet të përjashtojmë asgjë edhe nëse nuk jemi në treg. Politika e rotacioneve? Ne do të luajmë në të gjitha garat me të gjitha forcat tona, por vendimi final do të bëhet gjithmonë nga trajneri”, ka thënë Marotta.
Category: Futboll