Messi është i paarritshëm

Unknown | Wednesday, November 14, 2012 | 0 Komente

Ish-futbollisti francez, Willy Sagnol, thotë se Lionel Messi është i paarritshëm dhe e ka mbështetur argjentinasin për Topin e Artë.
“Nëse shikoni në aspektin e kualitetit të pastër dhe talentit, atëherë Messi është i paprekshëm”, ka deklaruar Sagnol për fifa.com.
Më tej, ai ka thënë se Topi i Artë në të shumtën e rasteve u ndahet sulmuesve, prandaj ai mendon se dy rivalët, Messi dhe Cristiano Ronaldo, janë kandidatët kryesorë.
“Topi i Artë duhet t’u jepet futbollistëve që i bëjnë njerëzit të ëndërrojnë, Lionel Messi mund t’i bëjë njerëzit të ëndërrojnë, po ashtu edhe Cristiano Ronaldo. Këta janë futbollistët që duhet ta fitojnë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...