Moratti: Barcelona, tepër e bezdisshme

dardanmiftari | Saturday, November 03, 2012 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, beson se Barcelona është një ekip tejet i bezdisshëm për t’u shikuar, duke shtuar se ata do të ishin edhe më të këqinj për t’u shikuar nga tifozët pa prezencën e Lionel Mesit.
Barcelona ka qenë një prej klubeve dominuese në futboll në vitet e fundit, por Morattit nuk është duke i pëlqyer stili i lojës së tyre, që bazohet në posedimin e topit.
“Futbolli mbetet një prej mistereve të jetës dhe ju kurrë nuk e dini se si do të mbarojë. Ja pse mendoj se të shikoni Barcelonën është tejet e bezdisshme”.
“Ata do të ishin edhe më të bezdisshëm për t’u shikuar pa Lionel Messin. Unë preferoj futboll të shpejt me stil të futbollit të drejtpërdrejt. Kundërsulmet, tri prekje të topit dhe një goditje aty-këtu më kënaqin tepër”, ka thënë Moratti.
Pas Real Madridit, rivali më i madh i Barcelonës në Europë llogaritet Interi, klub me të cilin katalanasit kanë ende hesape të pasqaruara pas eliminimit dhe gjesteve jodisiplinore (nga Barca) në ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...