Mourinhio te Reali deri në fund të kontratës

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente


Merkato nuk mund ta përçajë Realin. Dhe pas deklaratve të C. Ronaldo, e ka radhën Jose Mourinhio të hedhë poshtë zërat për një largim nga pankina e madrilenëve drejt PSG në Francë. Tekniku portugez ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të largohet nga Reali i Madridit, megjithëse Paris SG është gati të ofrojë 20 milionë euro në sezon për “Special One”. 

“Unë kam një kontratë këtu dhe kam ndërmend ta respektoj atë deri në fund. Pastaj, jam mësuar të dëgjoj fjalë që nuk kanë asgjë të vërtetë në atë që thonë. Unë mendoj vetëm për skuadrën time dhe për objektivat e këtij sezoni. Kemi një kampionat dhe një Champions për të fituar”, ka thënë Mourinho. Megjithatë sezoni nuk ka nisur mirë për madrilenët, që në kampionatin spanjoll numërojnë tetë pikë më pak se rivalët e përjetshëm të Barcelonës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...