Ndalet Bayerni

Edw | Saturday, November 17, 2012 |


Bayern Munichu ka barazuar me rezultat 1-1 si mysafir i Nurnbergut.

Bavarezët e filluan për mrekulli ndeshjen duke ardhur te goli i avantazhit që në minutën e tretë. Toni Kroos pranoi një top nga Tymoshchuk për të krosuar në drejtim të Mario Mandzukic dhe sulmuesi kroat shënoi për mysafirët.

Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë, ndërsa me të filluar gjysma e dytë (47’), vendasit e barazuan rezultatin me anë të Markus Feulner.

Mysafirët patën epërsinë numerike në fushë nga minuta e 77-të, kur u përjashtua Timo Gebhart me kartonin e dytë të verdhë, mirëpo nuk arritën të ndryshojnë në rezultat.
Mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri, luajti nga fillimi i kësaj ndeshjeje, mirëpo përkundër angazhimit nuk arriti të bëjë diferencën.

Në ndeshjet tjera, Eintracht Frankfurti dhe Borussia Dortmundi kanë shënuar fitore, kundër Augsburgut (4-2), respektivisht Greuther Furth (3-1). /

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!